Inspekcioni largon terracën e fundit në sheshin qendror të Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka larguar tarracën e vendosur në sheshin qendror të Prishtinës.

Këtë e kanë bërë të ditur Drejtoria e Inspekcionit.

Përmes një njoftimi për media, kjo drejtori ka bërë të ditur se pas vërtetimit të vendimit dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komunës së Prishtinës, është realizuar edhe largimi i tarracës së fundit të vendosur në sheshin e Prishtinës.

BBC shkruan për situatën në veri, përmend gatishmërinë e KFOR-it për të ndërhyrë

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Çitaku për situatën në veri: Veprime të paplanifikuara dhe pakoordinuara të Qeverisë