Zëdhënësi i BE-së për ‘’Zajednicën’’: Drafti nuk është ende publik

Disa ditë më parë nëpër mediat e ndryshme në Kosovë është bërë public përmbatja e drafit të statusit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Mirëpo nga ana e Bashkimit Evropian thonë se drafti nuk është publik ende.

Kjo është bërë e ditur nga ana e zëdhnësit të BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Euronewsalbania.

“Sa i takon draft statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe, mund vetëm t’ju rikujtoj se është prezantuar një propozim europian i balancuar për krijimin e kësaj Bashkësie për palët e përfshira nga i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vitizës së tij në rajon në fund të tetorit, propozim që u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të udhëheqësve të Këshillit Europian muajin e kaluar”, ka thënë Stano.

Kryeministri Albin Kurti shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar dhe nënshkruar draft statutin për krijimin e Bashkësisë. Ndryshe, presidenti serb Vuçiç ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të pranojë asnjë dokument që përfshin njohjen de facto të Kosovës.

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, publikoi gjatë fundjavës atë që cilësoi një draft të plotë të Bashkimit Europian për Bashkësinë, në versionin origjinal dhe të përkthyer në shqip.

Ai u shpreh se drafti është i gjerë dhe  thellë, ndërsa shtoi se “Kosova duhet të marrë diçka të madhe si parakusht për zbatimin e këtij dokumenti”.

Zëdhënësi Peter Stano, megjithatë, sqaroi se asnjë dokument i kësaj natyre nuk është bërë publik, duke cituar diskutimet në vijim.

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik pasi përpjekjet diplomatike vijojnë. Në kurrë nuk kalojmë dokumente zyrtare që janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët tanë, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të bëhet në konfidencialitet. Është politikë e hershme e jona për të mos komentuar në rrjedhje të supozuara apo raportime mediatike që thonë se kanë parë apo publikuar dokumentin.”

Si Kosova edhe Serbia janë të qarta se zbatimi i marrëveshjeve është kyç në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Marrëveshja për Bashkësinë e Komunave Serbe u arrit fillimisht në 2013, ndërsa në 2015 palët u pajtuan për parimet e themelimit.Por në 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës doli me përfundimin se marrëveshja nuk ishte në linjë me Kushtetutën e vendit