Kurti lavdëron punën e policisë: Janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale e janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona

Gjatë ditës së sotme Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka shënuar të mërkurën “Ditën e informimit për komunitetet”.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë, kryeministri Albin Kurti.Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve.

Më tutje në fjalën e tij Kurti ka thurrur lavde për punën e Policisë.

“Bashkë po angazhohemi që të ndërtojmë një shoqëri e shtet të sigurt, të ngrisim e të forcojmë kapacitetet tona për ta mbrojtur vendin dhe popullin tonë. Nga fillimi i mandatit tonë qeverisës janë zhvilluar mbi 1 mijë operacione kundër krimit e kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe janë arrestuar mbi 3 mijë e 800 persona”, u shpreh Kurti.

Theksojmë se sot Kurti, do të pres sot në zyrën e tij pjesëtaret e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës e njohur si FIT.Ky takim do të mbahet në orën 16:00 në Qeveri, dhe ky njësit do të përfaqësohen nga eprorët e FIT-it.

Kurtit do t’i shkojë në zyre një grup rreth 7-8 persona.Kështu ka marrë vesh Lajmi.net nga burime të ndryshme të cilat e kanë konfirmuar këtë takim