Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Ndër tema të tjera, ata kanë diskutuar edhe për kërkesën e Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Kosovës, raporton Klan Kosova.
Sipas Kurtit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.
“U diskutua edhe rreth temave tjera aktuale. Sa i përket kërkesës së Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndërshtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.