Hoxhaj i PDK-së: Kurti e ka pranuar dhe po e mban fshehtë Statusin e Asociacionit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se Statutin e Asociacionit duhet ta publikojnë ndërkombëtarët.

Në kritikën e tij, Hoxhaj ka thënë se asnjëherë, as në Rambuje, negociatat e Vjenës e as ato të Brukselit nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik.

Hoxhaj ka shtuar se Kurti sikurse e ka pranuar Asociacionin, po e mbanë edhe fshehtë.

Asnjëherë, as në Rambuje (1999) as në Vjenë (2005-2007) e as në Bruksel (2011-2021) nuk është vendosur për një çështje aq të rëndësishme politike pa kurrfarë procesi politik, pa transparencë, pa llogaridhënie dhe pa legjitimitet demokratik, sikurse që Albin Kurti e ka pranuar dhe po e mbanë fshehtë Statutin e Asociacionit, duke na thënë se jo ai, si Kryeministër i Kosovës, por ndërkombëtarët duhet ta bëjnë publik atë, kur çdo kush e ka pa këtë dokument në Serbi, ndërsa po mbahet fshehtë nga opinioni publik, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.” – ka shkruar Hoxhaj.