Në vitet e fundit mbase jeni ndjerë sikur koha po kalon më shpejtë sesa më parë. Sipas shkencëtarëve kjo ndjesi nuk është krejt e gabuar.
Më 29 Qershor mesnata erdhi 1.59 milisekonda më shpejtë sesa pritej. Ishte dita më e shkurtër në gjysmë shekulli të paktën që kur shkencëtarët kanë filluar të gjurmojnë ritmin e rrotullimit të Tokës me orët atomike në 1960.
Në 2020-ën planeti regjistroi 28 ditët më të shkurtra në histori. Dhe vetëm javën e kaluar, më 26 Korrik, dita ishte 1.5 milisekonda më e shkurtër sesa normalisht.
Por ditët sot janë më të gjata sesa në fillimet e Tokës. 1.4 miliardë vite më parë Tokës i duheshin vetëm 19 orë për tu rrotulluar plotësisht. Gjithësesi rrotullimi i planetit nuk është asnjë ditë i njëjtë për nga koha që merr.
Shkencëtarët besojnë se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në rrotullimin e Tokës nga tërmetet, tek erërat e fuqishme El Nino, shkrirja dhe ngritja e akujve, Hëna dhe klima. /PCWorld Albanian
Ish-snajperisti amerikan i UÇK-së përgatit kallëzim penal ndaj VV-së dhe Listës “Guxo”