Fermerët e Anadrinisë eksportojnë rreth 1 milion kg speca në BE

Kushte të favorshme për bujqësi po vlerësohet të ketë rajoni i Anadrinisë. Fermerë të kësaj ane tashmë kanë nisur eksportin e produkteve të tyre drejt Evropës.

Kosova, në përgjithësi nuk ka resurse të mjaftueshme ujore për ujitjen e tokave bujqësore, mirëpo rajoni i Anadrinisë bën përjashtim për faktin se këtu për vite me radhë funksionon sistemi ujitjes.

Kështu është shprehur eksperti për agrokulturë Hasim Hoxha, i cili tha se falë angazhimit të vet fermerëve të kësaj ane, sot shumë prodhimë bujqësore siç janë trangujt dhe specat, po eksportohen në vendet e Bashkimit Evropian.

Si raportohej për krimet në Rahovec, nën komandën e Bozhidar Deliqit që u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë

“Kemi klimë të jashtëzakonshme. Kosova nuk ka resurse ujore por në vendin ku jemi ne këtu e kemi sistemin e ujitjes që na kanë lakmi edhe vednet e Evropës e të botës”, thotë agronimi Hasim Hoxha.

“Rreth 1 miliion kilogram speca në vit i plasojmë në tregjet e BE-së”.

Meqenëse në tokat e Anadrinit ka kushte shumë të favorshme për bujqësi, përfshi edhe sistemin e ujitjes, dhe faktin se këto produkte po gjejnë vend edhe jashtë Kosovëd, fermerët gjithnjë e më shumë po përcaktohen për prodhime cilësore duke e përdorur më shumë plehun organik.

“Edhe kjo pjesë këtu është e plehëruar me pleh organik dhe kisha bërë thirrje fermerëve në komunën e Rahovecit që mos të orientohen te sasia por tek cilësia dhe t’i ikin sa më shumë plehrave kimike”, thotë fermeri Neki Sylejmani.

Defekt në gypin në Radostë të Rahovecit, mbi të u ndërtua një shtëpi pa leje

Megjithatë, sipas fermerëve rritja e çmimve për prodhimet bujqësore dhe sigurimi i tyre është shumë i nevojshëm.

“Çmimet janë shumë të ulta të specave”, thotë fermeri Ruzhdi Lushi.

Në komunën e Rahovecit, përkatësisht në fshatin Xërxë është edhe Qendra grumbullese e cila fermerëve në masë të madhe ua lehtëson punën sidomos në sigurimin e tregut për prodhimet e tyre bujqësore.

REPORTAZHI I PLOTË