Familja Ademaj hap të pame, sot e rivarrosin të bijën

Familjarët e Liridona Ademaj, kanë hapur të pame në fshatin Rracaj ku pritet të rivarroset, 30-vjeçarja e vrarë javën e kaluar në Prishtinë.

Ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, në mesin e tyre edhe bashkëshortin që dyshohet se e pagoi vrasjen e saj.

Vrasja e Liridonës ndodhi më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku dyshohet se familja Murseli fillimisht u përballën me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas të shtënave me armë, lanë të vdekur 33-vjeçaren.