Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.
Për një rast të tillë, që ka ndodhur në fshatin Drenoc të Rahovecit, ka nisur hetimet Prokuroria.
Sinjali mëson se këtë herë rasti ndodhi kur një familje kishin shkuar për ta marrë nusen dhe dikush nga dasmorët ka gjuajtur me armë, predha e të cilës ka përfunduar në një veturë që ishte parkuar aty.
Defekt në gypin në Radostë të Rahovecit, mbi të u ndërtua një shtëpi pa leje
Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i veturës, i cili ka deklaruar se ka gjetur predhën në veturë, pasi ka pasur të shtëna afër shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia që ka bërë ekzaminimin e lokacionit dhe ka konfiskuar predhën që u gjet, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për përdorim të armës.