Shërohet në Turqi minatori që pati nevojë për ndihmën e vullnetmirëve, falënderon ata dhe Lindrit Misinin

Sot Mitrovica ka marrë një lajm të mirë që edhe një herë tregon vlerën e solidaritetit dhe kujdesit për ata në situatë të vështirë, shkruan Mitrovica SOT

Minatori Petrit Bajrami për të cilin u kërkua ndihmë që të mund të kryente trajtimin e nevojshëm në Turqi është shëruar.

Ai së shpejti do të kthehet në Mitrovicë.

Me këtë rast, ai ka falënderuar vullmetmirët, biznesmenin mitrovicas, Lindrit Misinin, por edhe mediat të cilat kishin raportuar për rastin/MitrovicaSOT

Postimi i plotë:

Faleminderit familjar koleg minator qytetar te Mitrovices dhe gjith Kosoves si dhe Diaspor nje faliminderim i veqant per Lindrit Misini dhe Djemt e Mitrovices si dhe mediat

Kemi nje lajm te mir qe Familjari ynè Minatori Ynë Petrit Bajrami esht sheruar plotesisht ne turki dhe pritet kthimi i tij Ne Mitrovicë se shpejti.

Allahu ju shperbleft.