Vdes veterani i luftës së UÇK-së nga Fshati i Ri i Malishevës, Hasan Zogaj

Hasan Zogaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Fshati i Ri i Malishevës, ka vdekur.

Kështu po raportojnë media lokale atje, shkruan lajmi.net.

“Njoftohet farefisi, shokë dhe dashamirë se me datën 06.12.2023, ndërroi jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Zogaj nga Fshati i Ri, Komuna e Malishevës”, thuhet në një njoftim.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e fshatit!