Ambasada e ShBA-së: Qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë tërheqjen e kryetarëve sipas udhëzimit administrativ

Zëdhënësja e ambasadës amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, për Klan Kosovën ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e kryetarëve të zgjedhur, bazuar në udhëzimin administrativ të nxjerrë nga qeveria.

Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për tërheqjen e zyrtarëve të zgjedhur sipas këtij udhëzimi administrativ. Ne respektojmë sundimin e ligjit në Kosovë, duke përfshirë ushtrimin e kësaj të drejte të veçantë, bazuar një proces demokratik dhe ligjor”, thuhet në përgjigje.

“Ne vazhdojmë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që t’i sigurojë qytetarët që ata në mënyrë efektive të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas udhëzimit administrativ”.

Kujtojme se sot kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanin, ka bërë të ditur se kanë pranuar sot kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, Erden Atiq.