Dy të vdekur janë regjistruar në vendin tonë si pasojë e koronaviirusit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sipas raportit të përditësuar, që mbledh statistikat e 24 orëve të fundit në vendin tonë, kemi 952 raste të reja pozitive.
Të shëruar janë 512 persona, kurse raste aktive në Kosovë raportohen 7 mijë e 837.
Pacolli: Kosova nuk guxon të bëjë asnjë hap me Serbinë pa u koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare
Mbi 1 mijë e 500 persona në Kosovë, kanë marrë edhe dozën e katërt të vaksinës, sipas statistikave të MSH-së.
Kohëve të fundit ka pasur një rritje të numrit të rasteve me COVID-19, duke bërë që edhe institucionet të bëjnë thirrje për vaksinim.