Osmani: Masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj letrës së katër kryetarëve të vendeve evropiane ku kërkohet që në dritën e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që mbahet sot dhe nesër, masat ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian të hiqen dhe që bashkëpunimi i plotë me Qeverinë e Kosovës të rikthehet.

Ajo i ka falënderuar kryetaren e Komitetit të Jashtëm e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns,  të Gjermanisë, Michael Roth, të Irlandës, Charles Flanagan dhe të Çekisë, Pavel Fischer, për letrën e dërguar ndaj kryediplomatit evropian, Josep Borrell dhe emisarit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor”.

“Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen”, ka thënë Osmani.