E konfirmuar: Prindon Sadriu sistemohet në MPJD, bëhet drejtor për NATO

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së vendi, Vjosa Osmani, është emëruar drejtor për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ky institucion ka konfirmuar tashmë për “Dukagjinin”, që Sadriu ka përfunduar mandatin e tij si diplomat.

Ju njoftojmë se z. Prindon Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, ai është sistemuar në MPJD sipas procedurave të përcaktuara me ligj.” – thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Po ashtu, MPJD ka theksuar se kjo vlen për “secilin diplomat i cili e përfundon mandatin katërvjeçar të shërbimit të tij në misione diplomatike”.

Vlen të theksohet se deri më tani, Sadriu ka qenë diplomat i Kosovës në Maqedoninë e Veriut si zëvendëshef i misionit.