Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka publikuar një status pak më parë, në të cilin ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Deputetja e LDK-së e ka kritikuar ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë. Në shkrimin e saj, Bajrami ka përmendur edhe dërgimin e remitencave nga ana e diasporës.
“Z. Kryeministër,
Me qënë zgjidhja 100 Euro në vit të garantoj që fjalën varfëri në Kosovë nuk e kishe dëgju kurrë.
Derisa Qeveria jote po i ndan mbi 50 milionë ndihma për fëmijë dhe të moshuar në këtë fundvit,
remitencat e mërgatës tonë janë mbi 1.2 miliardë euro në vit.
Ku mendoni se shkojnë 1.2 miliardë euro remitenca?” – shkroi ajo.