Burri i dehur rrah gruan e tij në Fushë Kosovë, dërgohet në mbajtje

Në qytetin e Fushë Kosovës dyshohet se një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Ai ishte i dehur në momentin e sulmit ndaj gruas.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 16.12.2023-03:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit  dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.