Dhunohet e mitura në Podujevë – i dyshuari në arrati

Të hënën në Podujevë një e mitur ka raportuar se është dhunuar nga një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati, raporton Klan Kosova.

“Podujevë  18.12.2023 – 12:45.   Me 20.12.2023  viktima  e mitur femër kosovare  ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i  dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.