Dhjetë të vrarë nga sulmi në Pragë

Sipas televizionit çek, “CT24” 10 persona janë vrarë nga sulmi në Pragë të premten pasdite. Është vrarë edhe sulmuesi.

Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar nga sulmi në Pragë.

Policia po ashtu ka thënë se e “ka eliminuar” sulmuesin dhe se ndërtesa po evakuohet.

Është raportuar se incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles.

Policia po ashtu ka thënë se e “ka eliminuar” sulmuesin dhe se ndërtesa po evakuohet.

Ambasada e Kosovës në Pragë ka reaguar pas sulmit duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ka vënë edhe numrin në dispozicion për çdo kërkesë për ndihmë konsullore.

Njoftimi i plotë:

Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në

+420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore.