Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 6 pika 1.3 UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nën organizimin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Komuna e Rahovecit mbajti dëgjimin publik buxhetor me organizatat joqeveritare që veprojnë në komunën e Rahovecit.
Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtëra me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2023.
Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet ashtu siç na obligon UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna.