Kontigjenti i specializuar i FSK-së zbarkon në Shqipëri për gjetjen e qytetarit të zhdukur në lumin Buna

Një kontingjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka arritur në Shqipëri për ta kërkuar trupin e një shtetasi të Kosovës që dyshohet se ka rënë në lumin Buna.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se kërkesa është bërë nga e ana autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.

“Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sot në orët e para të mëngjesit një kontigjent i specializuar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka zbarkuar për një mision humanitar të kërkim-shpëtimit për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të shtetasit të Kosovës që humbi jetën tragjikisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur ngushëllime familjes Syla për humbjen e familjarit të tyre.