Ky është DJ-i që dyshohet se vodhi një iPhone 7 në shtëpinë ku shkoi të bëjë muzikë në Rahovec

Gazeta dje ka raportuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në një aheng familjar në fshatin Gexhë të komunës së Rahovecit. Personi që dyshohet se vodhi një telefon të tipit iPhone 7 doli të jetë DJ-i që e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari që u arrestua është Sh.Gashi (emri i plotë i njohur për redaksinë por që nuk është publikuar për çështje etike), 31-vjeçar.

Lajm i mirë, fillon ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për çdo kulturë bujqësore për vitin 2022

Para hetuesve policorë Gashi ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.