Vala më e re e nxehtësisë së fortë verore po fillon sot, por nuk pritet të zgjasë shumë. Kjo valë pritet të jetë mjaft intensive, por krejtësisht afatshkurtër.
Kulminacioni i nxehtësisë afrikane pritet ditën e premte kur një kresht termike direkt nga Afrika veriore drejtohet në drejtim të rajonit tonë.
Kjo fushë termike ajrore direkt nga Afrika Veriore do të shkaktojë rritje të konsiderueshme të temperaturave të cilat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në nivel rajoni, pra e kemi fjalën për ditën e premte, ndërsa në Kosovë ajo mund të arrijë deri në 37 gradë Celsius, duke mos përjashtuar tërësisht mundësinë që të rritet edhe ndonjë gradë më shumë.
Shtatë persona humbën jetën në vendin e punës gjatë këtij viti në Kosovë
Në Shqipëri priten temperatura maksimale deri në 39 dhe 40 gradë Celsius.
Ngjashëm do të jetë edhe në jug të Malit të Zi dhe viset e nxehta të Maqedonisë së Veriut.
Freskim i motit dhe ulje të temperaturave pritet nga e shtuna kur presim po ashtu destabilizim të atmosferës dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat për shkak të mundësisë së kontrastit të fortë të tempperaturave mund të jenë mjaft të fuqishme./MeteoBallkan