Shkurtohen pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare në dalje nga Kosova

Është shkurtuar dukshëm koha e pritjes së mërgimtarëve në pikat kufitare në dalje nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë, pritjet po zgjasin deri në 30 minuta.

Situatë e njëjtë është edhe tek pika kufitare në Merdarë.

Ndërsa pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.