“Virusi sezonal”, fluks i madh i pacientëve në QMF-të e Prishtinës

Një grip sezonal i ditëve të fundit ka shtuar numrin e pacientëve në qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Grupmosha të ndryshme shihen në korridore. Kryesisht të moshuarit po i shqetëson gripi, dhe pritja derisa po marrin këto shërbime për shkak të fluksit të madh të pacientëve, ndërsa nuk kanë nevojë të blejnë infuzione, ato po i marrin aty.

Doktoresha Nesrije Paqara ka thënë se tollovi po krijohet për shkak se e tërë familja njëkohësisht kërkojnë shërbime shëndetësore derisa shtoi  se pavarësisht fluksit të madh të pacientëve doktoresha në QMF në Ulpianë i tha RTK-së se kjo qendër ka staf të mjaftueshëm për t’u ofruar shërbim pacientëve.

Stafi në QMF po e menaxhojnë situatën, megjithatë kanê vështirësi.

Ndër të tjera, sipas profesionistëve të fushës, ky grip sezonal zgjat 5 deri në 10 ditë.