Burri e kërcënon me armë bashkëshorten e tij, 34 vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një çift në Obiliq, pasi burri dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se 34-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti me bashkëshortin e saj, ai e ka kërcënuar me armë zjarri.

Si rezultat i denoncimit, Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri. Ndërkohë 40-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Dhunë në familje’.