Haziri kujton koalicionin LDK-PDK: Ishte gabim ndërrimi i Thaçit me Veselin, kjo solli politikë të re

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se kalimi i lidershipit në Partinë Demokratike të Kosovës nga Hashim Thaçi te Kadri Veseli kishte sjellë “një politikë të re”.

Haziri të mërkurën në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7 foli për koalicionin e dikurshëm LDK-PDK dhe kohën kur, sipas tij, mund të ndodhte liberalizimi i vizave dhe mund të bëheshin hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO.

Por problemi, Haziri tha se ishte se “Kosova u atakua me gaz”, duke iu referuar aksioneve opozitare të Lëvizjes Vetëvendosje që tash është në pushtet.

“Mandej gabimi i PDK-së realisht… ndërrimi i z. Thaçi me z. Veseli në lidershipin e PDK-së në atë kohë, solli edhe politikë të re”, tha Haziri.