Presidentja Osmani sot bën homazhe në Reçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Këto homazhe, Osmani do t’i bëjë me fillim nga ora 08:30.

Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999 u vranë 45 shqiptarë nga me 15 janar 1999.