Obiliq: I dyshuari për dhunë në familje kërcënon me thikë policët, ata ia drejtojnë armët

 Të dielën në fshatin fshatin Milloshevë në Obiliq, Policia po intervenonte në një rast të dhunës në familje,  pas mesnatës, është përballur me të dyshuarin 44-vjeçar, i cili me një thikë në dorë ka kanosur seriozisht zyrtarët policorë.

I dyshuari i ka kërcënuar policët duke ua drejtuar thikën përkundër urdhrave që të zmbrapset.

Për ta vënë situatën nën kontroll, zyrtarët policorë janë detyruar që t’i nxjerrin armët zyrtare dhe ia kanë drejtuar të dyshuarit, derisa i njëjti e ka larguar mjetin e mprehtë dhe më pas e ka dorëzuar.

Njësia policore ka arritur që ta  shoqërojë të dyshuarin në stacion policor e po ashtu edhe palët e përfshira në incident.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosje”.