Policia njofton se Kostani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
“Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun. Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën”, thuhet në reagimin e policisë.
Grenell më në fund e lavdëron Kurtin, megjithatë i kërkon të ofrojë zgjidhje në dialog
Nuk ka munguar edhe një reagim nga policja për Euronews Albania, e cila ka deklaruar se nuk është e informuar se AMP-ja ka nisur hetim ndaj saj.
Gjithçka nisi nga një reagim i bërë nga një gazetare Vasilika Puka në rrjetet sociale, për policinë e Elbsanit.
Më pas erdhi një reagim nga policja, e cila i quajti gazetarët pseudogazetarë, që në shkrimet e tyre nuk shpalosin asgjë tjetër përvec injoroancës dhe inatit personal.