Deklarata politike AAK-Nisma, premtohet heqja e sanksioneve nëse koalicioni vie në pushtet

AAK ka arritur edhe zyrtarisht marrëveshje me Nismën Socialdemokrate për koalicion parazgjedhor.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar deklaratën me 18 pika, në të cilin jepen disa premtime, në qoftë se ky koalicion potencialisht vie në pushtet.

Sigurimet shëndetësore, reforma thelbësore në arsim, trajtim i dinjitetshëm i Gjyqësorit, pagesa më të mira për pjesëtarët e FSK-së dhe policisë, janë disa nga premtimet.

“Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, do të largohen bashkë me këtë qeveri. Sot është koha që njerëzit të mendojnë lirshëm dhe të çlirohen nga mashtrimi hipnotizues i Albin Kurtit dhe më në fund të jenë të lirë”, thuhet në pikën e 10.