Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pasi që Komisioni i Pavarur i Mediave ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorët kabllorë, “ArtMotion”, “Kujtesa”, “Telkos” dhe “IPKO”.
Bajqinovci ka thënë se katër operatorët kanë mashtruar qytetarët me reklamim të rrejshëm dhe kanë lagura kanalet televizive nga rrjeti.
“Komisioni i Pavarur i Mediave i ka gjobitur me 100 mijë euro katër operatorë kabllorë, të cilët, sipas këtij institucioni, kanë mashtruar qytetarët me reklamim të rrejshëm dhe ndërkohë kanë larguar kanalet televizive nga rrjeti. “ArtMotion” u gjobit me 64 mijë euro, “Kujtesa” me 26 mijë euro, “IPKO” me 7 mijë euro dhe “Telkosi” me 3 mijë euro.” – ka shkruar deputeti i VV-së.