Tërmet në Turqi, epiqendra në Baskil

Në Turqi është regjistruar termet ditën e diel, ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC).

Në njoftimin e publikuar në rrjetin social X thuhet se tërmeti ishte 4.0 shkallë Rihter, ndërsa epiqendra është në Baskil, pjesën qendrore të Turqisë.

Tërmeti, sipas EMSC-së, ka ndodhur rreth orës 15:41.