Miliardat e BE’së për Ballkanin, Aleks Soros i pashmangshëm në takime me liderë të rajonit

Pjesë e takimit të zyrtarëve të SHBA’së dhe BE’së me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup, pashmangshëm ishte edhe Aleksander Soros, i cili viziton krerët e Qeverive të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë etj,  shpesh edhe në zyrat e tyre.

Pjesëmarrjen e tij, në ngjarjen ku u fol për miliardat e BE’së të ndara për Ballkanin,  Aleksandar Soros e bëri publike në një postim në platformën X ku e publikoi një fotografi me kryeministrin maqedonas, shkruan Gazeta Express.

“Puzzle” e Bashkimit Evropian po konsiderohet jo e plotë pa rajonin e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë për ta shtyrë përpara një rajon të ndarë nga e kaluara dhe që vazhdon të përballet me probleme socio-ekonomike është parë e nevojshme që ta angazhohen disa prej shteteve më të fuqishme të BE-së.