Policia e ashpër me dënime, afër 2 mijë tiketa trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 964 tiketa trafiku.

Sipas policisë janë arrestuar 21 persona, ku 16 janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Kurse janë shënuar 19 aksidente trafiku me lëndime, ndërsa 56 me dëme materiale.