Miliona përdorues preken nga problemi i fundit i Facebook-ut

Miliona përdorues në mbarë botën kanë hasur probleme me Facebook mëngjesin e së mërkurës.

Mësohet se raportime të shumtë janë bërë pasi në faqen e parë nuk shfaqen postimet e miqve, faqeve apo grupeve që pëlqeni, por postime nga njerëz të panjohur në profilin e njerëzve të famshëm.

Mungesa e punëtorëve në Kosovë, bizneset angazhojnë të pensionuarit

Raportimet e para të problemeve janë bërë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas DownDetector, 43% e përdoruesve kanë shfaqur probleme me aplikacionin.

Shumë përdorues i janë drejtuar Twitterit për të për të parë nëse kishte edhe persona të tjerë me këtë problem.

Facebook ende nuk ka bërë një koment zyrtar në lidhje me këtë problem të shfaqur së fundmi.