Osmani uron Talat Xhaferin: Moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e sapo zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Talant Xhaferi.

Osmani me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, ka thënë Osmani.