Këshilltari i Kurtit për Talat Xhaferin: Do të quhej shqiptar sikur të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve

Bekim Qoku, këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti ka kritikuar Talat Xhaferin menjëherë pas emërimit të tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ai përmes një postimi në Facebookm mes fjalësh ka lënë të kuptohet se nuk po e konsideron shqiptar Talat Xhaferin

“Talat Xhaferi, si kryeministër teknik, do të quhej shqiptar, sikur të paktën si gjest të parë prej kryeministri, të bënte homazhe në varrezat e dëshmorëve të rënë në konfliktin e vitit 2001”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se pa sakrificën e dëshmorëve kjo arritje simbolike nuk do të ishte aspak e mundur.