Dialogu, tema kryesore që e solli Lajçakun në Prishtinë e Beograd

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha të martën se me gjithë fillimin e zbatimit të marrëveshjeve për energjinë dhe targat e makinave, procesi i dialogut në pamje të gjerë ka shënuar përparim të paktë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai i bëri këto komente në Prishtinë pas takimeve me udhëheqësit e Kosovës dhe me udhëheqësit e Serbisë një ditë më parë në Beograd, në kuadër të përpjekjeve për të përshpejtuar zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë –Serbi.