Basha kërkon që të miratohet ndihma ushtarake prej 50 milionë eurosh për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka kërkuar që të miratohet amandamenti financiar ushtarak në vlerë prej 50 milionë eurosh për Kosovën.

“Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë. Dua t’u them dhe këtë, ndryshimi ka filluar që tani”, ka shkruar Basha në Instagram.

“Si kryetar i Partisë Demokratike kam çuar në Parlament amendamentin financiar ushtarak për Kosovën me vlerë 50 milionë euro”.

“Pra, gjithçka do të jetë për interesin kombëtar dhe asgjë nuk do të mbivendoset mbi interesat kombëtare. As interesat politike, aq më pak personale”.