Mblidhen mjetet e nevojshme për shërimin e Amra Mjekiqit

Amra Mjekiqi është diagnostifikuar para dy muajsh me sëmundjen e Leukemis akute limfoblastike dhe për shërimin e saj jashtë vendit nevojiteshin 200 mijë euro.

Familjarët e Amra Mjekiqit përmes rrjetit sociale në ‘Facebook’ kanë treguar se shuma e kërkuar për shërimin e vogëlushes jashtë vendit është arritur, shkruan Sinjali.

Familjarët falënderojnë gjithë ata që kontribuan që Amrës t’i mundësohet shërimi jashtë vendit.

“FALEMNDERIMI I TAKON VETEM ALLAHUT”

“I Falemnderojme nga zemra te gjithe familjaret , miqt , dashamiret , e edhe ata qe ndoshta si njohim po qe na ndihmuan ta kalojme kete sfide te madhe per semundjen me te cilen u diagnostifikua vajza jon Amra. E ndjejme obligim te ju njoftojme se jane mbledhur mjetet te cilat na nevoiteshin per sherimin e vajzes sone falemnderit te gjithve per kontributin tuaj me shume respekt dhe falemnderues familja Mjekiqi”.