Në mars të vitit 2022, Shërbimi Gjeologjik që vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë kishte hapur një tender për blerjen e pajisjeve të rrjetit sizmik dhe të gjeofizikës në vlerë mbi 212 mijë euro.
Për t’i hartuar termat e referencës, Shërbimi Gjeologjik kishte formuar edhe një ekip punues në përbërje prej, Flutura Smakiqi, Epir Qeriqi dhe Berat Sinani.
Por, në njërin prej dokumenteve në dosje prej 101 faqësh të cilin e posedon T7, theksohet se Flutura Smakiqi, zyrtare për Sinjalizim brenda këtij institucion, akuzohet nga kolegët e saj se në pozitën e zyrtares për hartimin e termave të referencave është përshirë në kurdisje të tenderit për kontratën LOT II.
Sipas dosjes, Smakiqi dyshohet se ka ndërhyrë në termat e referencës në kontratën për blerjen e pajisjeve të rrjetit sizmik dhe të gjeofizikës në vlerë mbi 212 mijë euro.
Në dokumentin prej 101 faqesh, janë të paraqitura edhe termat e referencës të dërguara për komisionin nga Flutura Smakiqi me datë: 14 mars 2022.
Siç shihet edhe në dokument, specifikat teknike të hartuara nga Flutra Smakiqi rezultojnë të jenë identike me prodhuesin “Geotech Instrument” me të cilin ka ofertuar kompania “Vitech”.
Për këto akuza, televizioni ka kërkuar sqarime nga Smakiqi, por ajo ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë.