Durmishi: Pos 53 milionë euro “Bechtel Enka” është paguar edhe me një shumë prej 44 milionë eurosh

Zv/ministri i Infratrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për ish ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Durmishi në Facebook ka shkruar se nuk bëhet fjalë për 53 milion, por për 97 milion euro.

“Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi.

Kujtojmë se ish-ministri i infrastrukturës, njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burg efektiv në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës”.

Postimi i plotë zv/ministrit Hysen Durmishi:

Veç sa për sqarim

Nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion euro. Përveq 53 milion euro Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milion euro.

Edhe pse kontrata ka qenë “llamsam” (me qelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milion euro shtesë.