E konfirmuar: Qeveria pezullon pagesat për grevistët e sektorit publik

Ministria e Financave ka vendosur qe grevistet të pezullohen nga puna dhe t’iu ndalohen benefitet tjera, përgjatë kohës sa janë pjesë e grevës. Pretendojnë se kanë të drejtë që ta bëjnë këtë. Bazohen në nenin 18 të Ligjit për Greva.E konfi

Pas fillimit të grevës së përgjithshme në sektorin publik Ministria e Financave ka kërkuar nga BSPK-ja listën e personave që po marrin pjesën në grevë për t’ua ndalur pagën.

Në një emali të drejtuar Ali Sefajt, ministria ka kërkuar sipas nenit 18 që të kenë një listë të personave që janë në greve për t’i pezulluar nga puna dhe tu ndalen benefitet.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu.

“Po është kërkesë ligjore e cila kërkon që persona qe janë ne greve tu pezullohet paga dhe përgjegjësia nga puna. Neni 18 i Ligjit për Greva kërkon pezullimin e kontratës se pune dhe te mos paguhet vetëm për këtë arsye e kemi dërguar emalin. Sot e kemi marre njoftimi për greve nuk kemi marre me herët njoftim. Proceduralisht duhet me dite kush është në grevë.”, tha Spahiu për Insajderi.