Pasi serbët kishin vendosur barrikada dhe kishin bllokuar rrugët në veri të Republikës së Kosovës në shenj kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masa të reciprocitetit për targa dhe dokumente të hyrje-daljeve, ambasadori amerikan Jeff Hovenier kishte zbritur me urgjencë nga rezidenca e tij për në qeverinë e Kosovës bashkë me kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për reciprocitet për një muaj.
Kërkesa amerikane ishte aprovuar, derisa masa e reciprocitetit kishte vazhduar për disa orë, derisa ishin liruar rrugët nga barrikadat.
Megjithatë kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’pranon shtyrje tjetër. Kështu ka deklaruar i pari i Qeverisë në një intervistë të dhënë të mërkurën për “Bloomberg”.
Kurti për Blommberg: Ka ardhur koha për marrëveshje finale me Serbinë
Kurti ka thënë se s’pranon shtyrje tjetër dhe pret që 1 shtatori të jetë një ditë normale.
Nëse situata përshkallëzohet në dhunë, policia dhe forcat paqeruajtëse të KFOR-it prej 3,800 trupash të NATO-s do t’i japin fund, citohet të ketë thënë Kurti.
Dje gjatë ditës ka pasur raportime se emisarët kanë kërkuar edhe një shtyrje të re prej 3 muajsh, megjithatë Miroslav Lajcak sot nuk e ka pohuar një gjë të tillë dhe ka deklaraur se ka shumë spekulime./Express