E rëndë: Dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në lagjen Dardania në Pejë, ku sipas informacioneve ende të pakonfirmuara, një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se atje kanë dalë njësitë relevante si Policia dhe Forenzika.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë për të marrë më shumë informacione, por që të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje.