Murati tregon sa milionë dinarë u kthyen prapa sot nga dogana

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Serbia po tenton të krijojë tension artificial nëpërmjet dërgimit të dinarëve në pikën kufitare.

Ky i fundit ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë

“Në vend të kësaj, njerëz që pretendojnë se janë përfaqësuar kanë tentuar sot të kalojnë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë dinarë në para të gatshme”, ka shkruar Murati në X.

“Çdo ndihmë financiare mund të kanalizohet drejtpërdrejt në llogaritë bankare të përfituesve dhe të sigurojë transparencë. Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar Bankën Kombëtare të Serbisë që të bashkëpunojë në lehtësimin e transferimit të mundshëm të çdo ndihme për familjet e komunitetit serb në Kosovë. Në vend të kësaj, njerëz që pretendojnë se janë përfaqësuar kanë tentuar sot të kalojnë kufirin tonë duke transportuar 117 milionë dinarë në para të gatshme. Ata nuk u lejuan pa pasur autorizimin e duhur”, ka shkruar ai.