Njofton Gërvalla: Pas 24 marsit, mundësohet udhëtimi pa viza për poseduesit e pasaportave zyrtare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka mbajtur sot takim me Ambasadorin Japonez, Keisuke Yamanaka,

Gërvalla ka njoftuar se nga 24 marsi i këtij viti poseduesit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetin Japonez, shkruan lajmi.net.

Njëkohësisht thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Japonisë ka nisur sot me lëshimin në Prishtinë të vizave, duke lehtësuar kështu dukshëm udhëtimin e qytetarëve të Kosovës në Japoni. Ndërsa nga 24 marsi i këtij viti, poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të mund të udhëtojnë pa viza në Japoni.

Kjo u konfirmua në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla bashkë me Zv.Ministrin, z. Kreshnik Ahmeti patën me ambasadorin e Japonisë në Kosovë, z. Ryuta Mizuuchi dhe të ngarkuarin me punë, z. Keisuke Yamanaka.

Thellimi i marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimi në ekonomi, shkëmbime tregtare, sport dhe mbështetje në proceset integruese euroatlantike ishin çështjet me më prioritet të diskutuara gjatë këtij takimi. /Lajmi.net/