Elldin Uglari emërohet zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Elldin Uglari, zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal.

Kurti e uroi z. Uglari për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja, ka njoftuar zyra e kryeministrit.