Në mars pritet të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

Marsi pritët që të jetë muaji që do të fillojnë faturimet për qytetarët e komunave veriore. Kjo pasi nesër do të dalin në terren zyrtarët e Elektroserverit për identifikimin dhe regjistrimin e shtëpive dhe bizneseve në mënyrë që na mars të filloj procesi.

Nëpër terren në pjesën veriore të Kosovës të enjten do të dalin zyrtarët e Elektroserver-it.

Ata do të identifikojnë një nga një shtëpitë dhe bizneset në mënyrë që nga marsi të filloj faturimi i të gjithë qytetarëve për energjinë elektrike të shpenzuar.

Tv Dukagjini ka kuptuar që punonjësit e Elektroserver-it do të asistohen edhe nga Policia e Kosovës në rast të ndonjë eksesi.

“Prej janarit është pagesa paushall në vlerë prej 20 euro por gjithë sahatave për rrymë do të nis, sipas bisedimeve në muajin mars. Këto biseda I kemi pritë edhe prej tjetër kompani, KOSTT-I por skanë kallxu interesimin me kanë si kompani në pjesën veriore”, ka deklaruar Nedzad Ugljanin – kryesues i KK – Mitrovica Veriore.

Meqë marsi do të jetë muaji që pas shumë viteve qytetarët e veriut do të fillojnë të paguajnë për energjinë elektrike, sipas Ugljanin ata duhet të mësohen me obligimet  qytetare.

“Janë kanë 24 vjet anaraki edhe janë mësu njerëzit mos me pagu po qetash është obligative dhe do të vijnë edhe tjera oblligacione qytetare”, ka thënë Ugljanin.

Televizioni ka tentuar të kontaktoj edhe me zyrtar të Elektroserver gjatë ditës por të njëjtit nuk janë përgjigjur.